Flotilja - Dëshmi: Ushtarët I Drejtuan Armët Një Fëmije 13 Vjeçar
ROMË, 3 qershor /ATSH-ANSA/ - Gjatë operacionit ushtarak izraelit kundër flotiljes me aktivistë të paqes, për të bindur komandantin e anijes greke "8000" që të drejtohej në portin Ashdot, ushtarët izraelitë morën peng, për tre orë me radhë, "duke i drejtuar armën, një fëmijë 13 muajsh djali i drejtuesit të anije, Ekren Oerean".
Ky episod i është rrëfyer aktivistit italian Manolo Luppichini nga katër aktivistë të tjerë. Luppichini i bëri deklaratat e tij sapo mbërriti në aeroportin e Romës nga Tel Avivi.
/e.v/