English

Flotilja - Mankell: Herën Tjetër, Bomba Atomike?

STOKHOLM, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Shkrimtari i njohur suedez, Henning Mankell dënoi diferencën e sulmit izraelit kundër flotiljes nisur drejt Rripit të Gazës duke theksuar se sulmi ishte një shenjë dobësie nga ana e Izraelit. "Çfarë do të ndodhë në të ardhmen kur ne do të shkojmë me qindra anije? Ata do të hedhin bombën atomike?'', deklaroi autori i romaneve të suksesshëm policorë si "Wallander". "Sot ne dimë që Izraeli është në gjunjë. Asnjë nuk mund të presë që pjesa tjetër e botës të reagojë në të njëjtën mënyrë. Ata janë krejtësisht të izoluar. Njerëzit janë aq shumë të lodhur nga ky brutalitet dhe nga kjo dhunë që pushteti izraelit ka në koshiencë'', theksoi ai, sipas agjencisë së lajmeve TTM. Mankell ndodhej në bordin e një prej anijeve ku ndërhynë komandot izraelite duke përfshirë edhe nëntë suedezë të tjerë arrestuar ashtu si dhe ai pas sulmit ku si pasojë humbën jetën të paktën nëntë persona. Dy militantë të tjerë suedezë, deputeti Mehmet Kaplan dhe mjeku Victoria Strand u rikthyen gjithashtu në Suedi pasi kishin zgjedhur dëbimin se sa ndjekjet gjyqësore në Izrael, njoftoi media suedeze. Izraeli vazhdoi edhe dje dëbimin e qindra militantëve të huaj propalestinezë të arrestuar pas sulmit, sipas radios ushtarake izraelite./ /ec/ a.jor.
KOMENTE