Flotilja - Ministrat Izraelitë Kundër Ngritjes Së Komisionit Ndërkombëtar Të Hetimit
JERUSALEM, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Dy ministra izraelitë u shprehën kundër ngritjes së një komisioni ndërkombëtar hetimi mbi ndërhyrjen ushtarake izraelite kundër një flotilje propalestineze që ishte nisur drejt Rripit të Gazës.
"Pas thirrjeve të bëra për ngritjen e një komisioni ndërkombëtar hetimi mund t'ju them pa anjë hezitim se Izraeli është një shtet demokratik, i pavarur dhe jo një republikë bananiere'', konfirmoi për radion publike zëvendëskryeministri i ngarkuar me çështjet strategjike, Moshe Yaalon.
"Ne jemi të aftë të hetojmë, të nxjerrim mësime dhe më pas t'i zbatojmë'', shtoi ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, anëtar i kabinetit të sigurisë.
Ministri i Finacave, Youval Steinitz u shpreh kundër ngritjes së një komisioni ndërkombëtar hetimi dhe sugjeroi krijimin e një komisioni verifikimi që mund të formohet nga komisoni i Mbrojtjes dhe ai i Punëve të Jashtme në Parlamentin izraelit./
/ec/ a.jor.