Fsb: Rusia E Frikësuar Nga Atentatet Terroriste Para Lojrave Olimpike Në Soçi
MOSKË, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Shefi i shërbimeve speciale ruse (FSB, ish-KGB), Alexandre Bortnikov theksoi sot se lëvizjet ekstremiste po përgatisin atentate për të bërë të mundur anulimin e Lojrave Olimpike të 2014-s në Soçi, në jug të Rusisë.
"Kërcënimi i vërtetë që përbënte Al-Kaida çoi në anulimin e Dakar 2008, për herë të parë në historinë e automobilizmit'', theksoi ai, sipas të përditshmes ''Ria Novosti'', në kuadër të një takimi me shtetet e pavarura.
"Kjo është arsyeja që disa shefë të bandave të armatosura kanë dashur të shprehin hapur se dëshirojnë të shtyjnë zhvillimin e një skenari paraprak para Lojërave Dimërore të 2014'', nënvizoi Bortnikov.
Pas 29 edicioneve në Afrikë nga viti 1979 deri më 2007, rally Dakar u anulua më 2008 për shkaqe sigurie pas kërcënimeve nga lëvizja islamike. Edicionet e vitit 2009 dhe 2010 u organizuan në Argjentinë dhe Kili./
/ec/ a.jor.