English

Gjiri I Meksikës - Obama: Jam I Xhindosur Për Ndotjen Masive

NJU JORK, 3 qershor /ATSH-ANSA/ - Presidenti amerikan Barak Obama është " i xhindosur për ndotjen masive në Gjirin e Meksikës". Deklaratën e bëri vet presidenti për gazetarin Larry King të televizionit CNN. "Jam i xhindosur për të gjithë këtë situatë sepse dikush nuk i kishte menduar mirë pasojat", ka deklaruar Obama. Presidenti Obama, i cili nesër do të shkojë në Luiziana, deklaroi se reagimi i BP, kompania britanike e hidrokarbureve, ishte i papërshtatshëm. /e.v/
KOMENTE