English

Godet me sëpatë bashkëfshatarin, largohet nga vendi i ngjarjes

Pogradec, 3 Qershor, NOA – Forcat e policisë së Pogradecit kanë shpallur në kërkim 37-vjeçarin Adriatik Lufo, banues në fshatin Velçan të këtij rrethi, pasi akuzohet se ka goditur me sëpatë një person dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në konfirmimin për agjencinë e Lajmeve NOA, ato konfirmojnë se i lënduari është një 46-vjeçar me inicialet B.E., edhe ky bashkëfshatar i Velçanit me të lartpërmendurin.

Sipas forcave të policisë, konfrontimi mes tyre ka ndodhur motive të dobëta dhe është shoqëruar me disa goditje sëpate në trupin e 46-vjeçarit.

Ai tashmë ndodhet në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj Adriatik Lufos, u kryen veprimet hetimore proceduriale për veprën penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 76 dhe 22 i Kodit Penal, ndërsa materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE