English

Grabisin punonjësin e karburantit, i marrin celularin dhe 3 mijë lekë

Durrës, 3 qershor, NOA – Në segmentin e vjetër të rrugës Durrës-Shijak, dy persona kanë grabitur punonjësin e karburantit “Shahini”, duke i marrë dy telefona Nokia si edhe 3.000 lekë.

Por janë identifikuar dhe janë kapur në flagrancë nga forcat e policisë, sipas të cilëve, dy të ndaluarit janë nga fshati Rrushkull i Durrësit dhe me arsim 8 klasë.

I pari mësohet se mban inicialet K.V. dhe është 18 vjeç, ndërsa i dyti mban emrin Luan Ndoj, 21 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë për arsye se dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në datën 23 maj, kanë kryer vjedhjen e lartpërmendur.

Më tej thuhet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Luan Ndoit u gjet dhe sekuestrua edhe një automatik, dy krehra dhe 96 fishekë, të cilët i mbante pa leje. Materialet proceduriale për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake” iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE