English

Greqia Do Të Reduktojë Praninë Ushtarake Në Kosovë Dhe Patrullat Në Somali

ATHINË, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Ushtria greke do të reduktojë pjesëmarrjen në KFOR, forca e NATO-s në Kosovë dhe patrullat antipirate në brigjet e Somalisë në kuadër të masave ekonomike, njoftoi sot shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë. ''Ky reduktim i trupave do t'i mundësojë vendit kursimin e më shumë se 23 milionë eurove'', theksoi zëdhënësi i shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë greke, koloneli Nikos Bonoras. ''Më shumë se 600 ushtarë dhe anëtarë të personelit mbështetës do të tërhiqen progresivisht nga KFOR dhe nuk do të zëvendësohen me ushtarë të tjerë'', theksoi koloneli Bonoras. ''Një fregatë greke, që bën pjesë në forcat detare të NATO-s dhe që patrullon në brigjet somaleze do të përfundojë misionin e saj dhe nuk do të kthehet më në Somali'', shtoi ai. ''Greqia shpenzon 21,7 milionë euro në vit për qëndrimin e 657 uashtarëve në Kosovë dhe pesë milionë euro për misionet gjashtë mujorshe të fregatës greke për NATO-n'', theksoi zëdhënësi./ /ec/ a.jor.
KOMENTE