Iran - Ekzekutohen Publikisht Katër Të Dënuar Për Trafik Droge
TEHERAN, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Katër persona të dënuar me vdekje për trafik droge u ekzekutuan sot në Yazd, në qendër të Iranit, njoftoi agjencia vendase e lajmeve Fars.
Tre persona u dënuan për zotërim të 230 kilogramëve drogë të llojeve të ndryshme.
Personi i katërt që u ekzekutua ishte shpallur fajtor për zotërim të 295 kilogramëve substancash narkotike, sipas agjencisë.
Ekzekutimi i tyre e çoi në të paktën 74 numrin e personave të ekzekutuar në Iran që nga fillimi i vitit, sipas një përllogaritjeje të bërë nga AFP, duke u nisur nga informacionet e publikuara nga shtypi lokal.
Tetë prej tyre ishin separatistë kurdë, monarkistë ose sunitë të akuzuar për implikim në "akte terroriste" kundër regjimit islamik.
Në vitin 2009, të paktën 270 persona janë ekzekutuar në Iran./
/i.p/