Italia I Kërkon Sqarime Izraelit Mbi Pretendimet E Aktivistëve Për Keqtrajtime Nga Policia
ROMË, 3 qershor /ATSH-ANSA/ - Italia do t'i kërkojë Izraelit t'i përgjigjet disa pretendimeve të aktivistëve propalestinezë të cilët denoncuan dhunë gjatë arrestimit dhe mbajtjes nga forcat izraelite në Rripin e Gazës.
"Ka pasur disa episode për të cilat duhet hedhur dritë dhe ne do të kërkojmë sqarime", deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini.
Pesë aktivistë italiane të cilët u riatdhesuan sot, deklaruan se policia izraelite kishte ushtruar dhunë fizike mbi ta.
Fratini shtoi se Italia do ti bëjë thirrje Izraelit të rihapë kufijtë e Gazës.
/e.v/