Japoni - Naoto Kan Më Favoriti Për Postin E Kryeministrit
TOKIO, 3 shkurt /ATSH-AFP/ - Ministri japonez i Financave, Naoto Kan është më favoriti për të marrë përsipër funksionin e kryeministrit të dorëhequr, Yukio Hatoyama, pasi mori mbështetjen e dy konkurentëve kryesorë.
Kan, 63 vjeç, gjithashtu zëvendëskryeministër, është personi kryesor i Partisë Demokrate në Japoni i cili u shpall kandidat i kësaj lëvizjeje në zgjedhjet presidenciale.
Shefi i ri i PDJ do të përzgjidhet nesër gjatë një votimi të brendshëm dhe fituesi do të marrë drejtimin e qeverisë, pas dorëheqjes së Hatoyamas./
/ec/ a.jor.