English

Jep Dorëheqjen Kreu I Kesh-It Muharrem Stojku, Zëvendësohet Nga Ëngjëll Zeqo

TIRANE 3 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/- Drejtori i Përgjithshëm i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare Muharrem Stojku dha sot dorëheqjen nga ky pozicion, ndërsa në këtë post u emërua Ëngjëll Zeqo. Burime zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, konfirmuan sot për ATSH-në se dorëheqja e Stojkut u bë pas një mbledhje të Këshillit Mbikqyrës të KESH-it. Por burimet nuk bënë të ditura arsyet e dorëheqjes së tij. Stojku mori drejtimin e KESH-it pas largimit të Gjergj Bojaxhi./n.m/
KOMENTE