English

Kapet banda e veprave të artit, arrestohen 5 persona

Elbasan, 03 qershor, NOA – Kanë zgjedhur të bëjnë pasuri duke trafikuar vepra arti të trashëgimisë kulturore kombëtare. Një bandë e organizuar në trafikun e veprave antike është shkatërruar sot nga strukturat e policisë duke u sekuestruar një sasi veprash arti të objekteve të kultit dhe monedha të vjetra.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan dhe pesë të arrestuarit në operacionin e koduar, "Dera e mbyllur" janë; Ilir Ali Kera, 36 vjeç, Reshit Fetah Hyseni, 29 vjeç, Nebi Idriz Guracaku, 49 vjeç, Gramos Asllan Poshja, 34 vjeç dhe Armand Sami Meta, 26 vjeç.

Të pesë personat janë nga qyteti i Elbasanit dhe sipas policisë arrestimit i tyre është bërë më metoda speciale hetimi, gjë që do të thotë se trafikantët e veprave të artit janë përgjuar nga policia duke zbuluar dhe skemën e shitjes së objekteve.

Policia ka arritur të zbulojë dhe shumën që do të merrin pesë të arrestuarit, e cila arrin në 20 mijë euro.

Bashkë me paratë policia sekuestroi dhe një këmbanë kishe me peshë 50 Kg e gdhendur në material bronzi për të cilën mendohet se i përket vitit 1700. Tre piktura të gdhendura në material bakër me përmasa të ndryshme, që mendohet se mund të jenë të viteve 1700-1800, një ikone kishe. Gjithashtu, policia e Elbasanit bënë të ditur se janë sekuestruar dhe sende dhe objekte antike të ndryshme të gdhendura në material sermi, të cilat janë vepra arti e kulture në formë monedhe, që i përkasin pasurisë kombëtare.

Nga ana tjetër, policia sqaron se këtyre shtetasve u është sekuestruar edhe shuma prej 128.000 lekë të reja dhe 300 euro, 2 armë gjahu teke që mbaheshin prej tyre pa leje, 2 automjete të tipit “Benz Mercedes” me targa EL 3593 C dhe EL 9811 B të cilët i përkasin autorëve të kësaj vepre penale, si dhe 5 aparate celularë.

m.xh/NOA

KOMENTE