English

Kriza ekonomike, Greqia fillon tërheqjen e trupave nga Kosova

Athinë, 3 qershor, NOA - Ushtria e Greqisë në mënyrë masive do ta zvogëloj pjesëmarrjen e saj në misionin paqeruajtës në Kosovë. Vendimi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë greke është publikuar sot në Athinë.

Tërheqja argumentohet se vjen si pasojë e krizës ekonomike.

Më se 600 ushtarë grekë dhe personel mbështetës do të tërhiqen gradualisht nga Kosova, duke filluar në muajin nëntor të këtij viti, sipas planit për tërheqje të paqeruajtësve të NATO-s, ka thënë zëdhënësi i shtatmadhorisë, Nikos Bonoras.

“Zvogëlimi i përgjithshëm i trupave të KFOR-it prej 10 mijë në 2 mijë, që tashmë është i planifikuar, na ka lehtësuar” punën tonë, tha zëdhënësi Bonoras.

m.xh/NOA/FRE

KOMENTE