English

Kroaci - Përmbytje Të Mëdha Në Lindje Të Vendit

ZAGREB, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Disa krahina bujqësore në lindje të Kroacis janë përfshirë nga përmbytje të mëdha për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe rreth 100 familje janë evakuuar në disa fshatra të kërcënuara nga vërshimi i lumenjve, njoftoi sot media lokale. Qindra anëtarë të mbrojtjes civile, skuadra shpëtimit, si dhe ushtarakë, janë mobilizuar në ditën e dytë radhazi për ngritjen e digave. Sipas televizionit Nova TV, rreth 90 për qind e tokave bujqësore të rajoneve të prekura janë përmbytur dhe janë shndëruar në këneta dhe vlerësimet e para për dëmet shkojnë deri në një miliardë kunas ose 137 milionë euro. Banorët e rreth 100 shtëpive janë evakuuar në disa lokalitete të rajonit Slavonski Brod dhe sidomos të Vinkovcit, vazhdoi i njëjti burim. Disa lokalitete përgjatë lumenjve Orljava dhe Bosut po përballen me ujërat që kanë vërshuar. Presidenti kroat, Ivo Josipoviç dhe kryeministrja Jadranka Kosor shkuan dje në disa zona të prekura. Megjithatë, situata duket se po shkon drejt përmirësimit, por shërbimet e ndihmës vazhdojnë të jenë në gadishmëri. Meteorologët parashikjonë një fundjavë pa reshje, por autoritetet shqetësohen tashmë për rrëshqitje të mundshme toke. /I.Pu.
KOMENTE