Tiranë, 3 Qershor, NOA – Me gjithë emancipimin e vazhdueshëm të shoqërisë shqiptare, kur ende ajo frymon përmes një mentaliteti patriarkal, një agjente e fortë e ndryshimit të mendësisë në shoqërinë tone është pikërisht gruaja.
Këtë vlerësim e ka dhënë Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në një takim të hapur në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, me gratë pjesëmarrëse në konferencën kombëtare “Sfidat në kapërcimin e steriotipeve gjinore”.
Duke shprehur mbështetjen personale që vetë kryeparlamentarja Topalli dhe Kuvendi i Shqipërisë kanë dhënë në forcimin e rolit të gruas në shoqëri, parlament e kudo, zonja Topalli i njohu gratë me masat që parlamenti ka marrë për forcimin e mëtejshëm të rolit të gruas.
Kryetarja e Kuvendit, e cilësoi shokuese dhunën kundër gruas, një fenomen i papranueshëm jo vetëm për grate, por që ndikon edhe tek fëmijët në të ardhmen e tyre.
Në mbyllje të takimit znj. Topalli i ftoi gratë në një luftë të përbashkët për parandalimin e sëmundjes së kancerit. “Të mbështesim shkollat, fëmijët e nxënësit kundër drogës”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Në krye të vizitës gratë vizituan mjediset e kuvendit, sallat e komisioneve parlamentare, zyrat e punës si dhe u njohën më nga afër me procedurat parlamentare,
strukturat dhe funksionimin e tyre.
mit/NOA