English

Ksera: Barazia gjinore, të kontribuojnë të gjithë aktorët e shoqërisë

Tiranë, 3 Qershor, NOA – Rritja e nivelit të përfaqësimit të gruas shqiptare në politikë, por edhe punësimi i saj në poste të rëndësishme të administratës, përbën një arritje që shoqëria shqiptare po arrin në lidhje me treguesin e barazisë gjinore.

Një fakt të tillë, ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, e ka bërë me dijeni sot gjatë fjalës së mbajtur në konferencën “Përballja me stereotipet gjinore”, ku sipas tij, barazia gjinore është një detyrim për të gjithë aktorët e shoqërisë.

Duke iu referuar konkretisht hartimit të Kodit të ri Zgjedhor, u shpreh se kuotimi prej 30 % i normës së detyrueshme të grave në politikë, përbën një arritje.

“Stereotipet gjinore janë një e keqe e shoqërisë dhe duhen luftuar nga të gjithë, në radhë të parë nga gratë, për të arritur barazinë gjinore”, tha më tej ministri Ksera.

Duke përmendur më pas dhunën ndaj grave, si një akt i shëmtuar që cënon rëndë këtë tregues, ai tha se gjithmonë e më shumë raste po denoncohen një polici dhe këtë e ka afirmuar edhe raporti i fundit i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, “Amnesty International”.

n.e/NOA

KOMENTE