English

Lajme Shkurt Nga Kukësi

Realizohen të ardhurat nga tatimet Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga tatim taksat në Qarkun e Kukësit për periudhën 5 mujore janë realizuar në masën 100 për qind, ndonëse ky tregues në muajin janar ishte vetëm 77 për qind. Drejtori i drejtorisë rajonale të tatim taksave, Mirdash Hoxha, tha për ATSH-në se gjatë kësaj periudhë janë realizuar edhe shumica e zërave të tatueshëm si TVSH-ja në masën 109 për qind, tatim fitimi në masën 151 për qind etj, ndërsa pa u realizuar kanë mbetur zera si sigurimet shoqërore me 95 për qind, taksa e banesave, etj. Realizimi i të ardhurave ka ardhur kryesisht si pasojë e minimizimit të evazionit fiscal. Kështu aktualisht në shkallë qarku shlyejnë detyrimet fiskale 1104 subjekte private, prej të cilave 766 subjekte të biznesit të vogël, 184 të biznesit të madh dhe 118 subjekte shtetërore./ r. hoxha/ Rritet interesi i shtetasve për t'u pajisur me karta identiteti e pasaporta biometrike Interesi për t'u pajisur me karta identiteti e pasaporta biometrike në Qarkun e Kukësit është rritur ndjeshëm javët e fundit, pas rekomandimit të KE për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë. "Deri tani në Qarkun e Kukësit kanë aplikuar për kartë identiteti 4345 persona, nga afro 77 mijë persona të moshës mbi 18 vjeç dhe 6530 persona për pasaporta biometrike", tha për ATSH-në drejtori i zyrës rajonale të postës, Tasim Cengu. "Fluksi i kërkesave për t'u pajisur me karta indentiteti e pasaporta biometrike është në rritje në këtë periudhë kur ka nisur kthimi i emigrantëve për pushime. Kjo ka bërë që puna të vazhdojë deri në orën 20.00 me synimin për t'iu përgjigjur të interesuarve", thotë Cengu. Aktualisht në qarkun e Kukësit në këtë periudhë funksionojnë 4 zyra të aplikimit, në bashkitë e Kukësit, Krumës e Bajram Currit dhe komunën e Bicajt të rrethit të Kukësit./r. hoxha/ /s.s./
KOMENTE