Tiranë, 3 Qershor, NOA /Rajmonda Lajthia - Drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Muharrem Stojku, është larguar nga detyra, pas një mbledhje të Këshillit Mbikqyrës në KESH.
Mësohet se në vend të Stojkut është emëruar Ëngjëll Zeqo, ndërsa lajmi konfirmohet nga ministria e Energjetikës, e cila zyrtarisht njofton se Stojku ka dhënë dorëheqjen.
Por i kontaktuar në telefon, Stojku tha se i është kërkuar që të largohet për shkak koaliconit qeveritar, çka do të thotë që vendin e tij duhet ta zërë një përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ndërkaq, Stojkut i është ofruar vendi i nën-drejtorit në KESH, por ai e ka refuzuar.
r.l/n.e/NOA