Lindje E Mesme - Flotilja - Një Dëshmitare Rrëfen Për Të Paktën 19 Të Vdekur
ROMË, 3 qershor /ATSH-ANSA/ - Një infermiere 25 vjeçare nga Australia, Jenny Campbell, e cila ndodhej në bordin e anijes Mavi Marmara bashkë me bashkëshortin gjatë blicit ushtarak të ushtrisë izraelite, i ka dëshmuar Manolo Luppichinit, një nga aktivistët italianë që u arrestuan nga policia izraelite, se "kishte parë të paktën 19 të vdekur në infermierinë e anijes dhe se kishte parë më shumë se një trup të pajetë që hidhej në det nga komandot izraelite".
Deklaratat për gazetarët i dha Luppichini sapo mbërriti në aeroportin e Romës nga Tel Avivi.
/e.v/