English

Lindje E Mesme - Flotilje - Media: Netanyahu Shqyrton Lehtësim Të Bllokadës Në Gaza

JERUSALEM, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu po shqyrton mundësinë për të lehtësuar bllokadën e vendosur në Rripin e Gazës, njoftuan sot dy televizione izraelite. Sipas kanalit televiziv publik izraelit, Netanyahu mund të lejojë disa prej anijeve të hyjnë në territorin e Rripit të Gazës, por me kusht që ngarkesat e tyre të kontrollohen plotësisht dhe imtësisht. Nga ana tjetër, kanali televiziv privat ''chaîne 10'' njoftoi se ngarkesat civile mund të kalojnë lirisht pas një inspektimi që implikon eventualisht një bashkëpunim ndërkombëtar. Të dyja televizionet theksuan se Netanyahu pret në këtë mënyrë të ndalojë transferta armësh drejt Rripit të Gazës, duke u përpjekur kështu të shmangë presionet dhe kritikat ndërkombëtare kundër Izraelit. Izraeli është dënuar nga të gjitha palët pas sulmit të përgjakshëm të së hënës të komandove të ushtrisë së tij në det të hapur kundër një flotiljeje me ndihma humanitare që po përpiqej të hynte në Rripin e Gazës./ /i.p/
KOMENTE