Lindje E Mesme - Fotilje - Shba Heton Mbi Vdekjen E Një Aktivisti Amerikan
UASHINGTON, 3 qershor /ATSH-AFP/ - SHBA-ja do të zhvillojë një hetim mbi rrethanat e vdekjes së një shtetasi amerikan që ndodhej në bordin e njërës prej anijeve të flotiljes së nisur drejt Rripit të Gazës, njoftoi sot Departamenti amerikane i Shtetit, duke theksuar në këtë fazë nuk bëhet fjalë për hetim kriminalistik.
"Do të shqyrtojmë të gjithë informacionin që do të mund të përftojmë lidhur me rrethanat e vdekjes dhe këto fakte do të na çojnë aty ku do të duhet të në çojnë", deklaroi zëdhënësi, Philip Crowley.
"E konsiderojmë shumë serioze gjendjen shëndetësore dhe mirëqenien e të gjithë shtetasve amerikanë nëpër të gjithë botën", theksoi ai.
I pyetur mbi faktin nëse hetimi kriminalistik i FBI-së do të implikohet në përcaktimin e rrethanave, ai u shpreh se nuk ishte situata ''në atë fazë".
Crowley refuzoi të komentonte faktin se nëntë personat e vrarë pas sulmit të ushtrisë izraelite kundër flotiljes kishin plagë të shkaktuar nga plumba arme zjarri./
/i.p/