Lindje E Mesme - Papa Apelon Për Dialog, "Dhuna Sjell Vetëm Dhunë"
QYTETI I VATIKANIT, 3 qershor /ATSH-ANSA/ - Dhuna "nuk i zgjidh mosmarrëveshjet, madje krijon më tepër dhunë. Ajo që nevojitet është aftësia për të kërkuar zgjidhje të drejta nëpërmjet dialogut", deklaroi dje papa Benedikti XVI, duke bërë një apel të fortë pas incidentit të përgjakshëm në Gaza.
Papa bëri thirrje për më shumë dialog dhe për të garantuar kushte më të mira jetese për popujt në Lindjen e Mesme.
Ratzinger deklaroi se po i ndjek "me shumë ankth ngjarjet tragjike që ndodhën pranë Rripit të Gazës". Ai shprehu keqardhjen e tij të thellë për viktimat "e këtyre ngjarjeve tepër të dhimbshme që shqetësojnë ata që kanë në zemër paqen në rajon".
"I bëj apel atyre që kanë përgjegjësitë politike në nivel lokal dhe ndërkombëtar që t'i gjejnë zgjidhjet e duhura vetëm me anë të dialogut, në mënyrë për t'i garantuar popujve të zonës kushte më të mira jetese", deklaroi Papa.
/e.v/