English

Lindje E Mesme - Vatikani: Të Hiqet Bllokada Në Rripin E Gazës

QYTETI I VATIKANIT, 3 qershor /ATSH-ANSA/ - Sulmi izraelit kundër një flote me anije aktivistësh të paqes "është prova se politika aktuale për izolimin e Rripit të Gazës nuk mund të funksionojë, sepse në radhë të parë duhet t'i jepet një përgjigje pozitive të drejtave themelore për ushqim, ujë, medikamente, dhe edukim për popullsinë e Gazës", konfirmon në një intervistë për Radion e Vatikanit, kryepeshkopi Silvano Maria Tomasi, vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë në selinë e OKB-së në Gjenevë. "Duhet ta konsiderojmë këtë incident si një nga ngjarjet e shumta që janë njëkohësisht shkaku dhe përgjigja për destabilizimin politik dhe ushtarak në Lindjen e Mesme. Pra të gjithë duhet t'i japim kurajë komunitetit ndërkombëtar dhe vendeve më pranë kësaj çështje të punojnë për një zgjidhje afatgjatë që nuk mund të jetë tjetër veçse ajo e një shteti palestinez dhe një shteti izraelit, në mënyrë që ndërmjet të dyve të respektohen jo vetëm rregullat e pavarësisë por edhe të hapen dyert e bashkëpunimit", deklaroi Tomasi. /e.v/
KOMENTE