Lake District, 3 Qershor, NOA -Update- Ka qenë një 52-vjeçar taksist, i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve, personi që ka hapur zjarr mëngjesin e djeshëm në Lake District, një zonë në pjesën veriperëndimore të Anglisë.
Derrick Bird, për arsye ende të panjohura ka shtënë verbërisht duke shkaktuar 12 të vdekur dhe 25 të plagosur, e është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë e më pas në këmbë drejt fshatit Boot.
Sipas policisë lokale, vrasësi më pas ka vrarë dhe veten.
“Të panjohura arsyet e kësaj ngjarje”, ka thënë në një konferencë për shtyp shefi i policisë lokale Stuart Hyde dhe se policia po punon "në 30 pista krimi të ndryshme”.
“Bird ka përdorur dy armë të ndryshme, një pushkë dhe një pistoletë, shtoi Hyde, por në këtë pikë të hetimeve, ne nuk mund të flasim ende për motivet e tij, ende nuk janë identifikuar të gjitha viktimat”, ka përfunduar ai.
a.k/NOA