English

Masakër në gjykatën e Brukselit, mediat e huaja akuzojnë një shqiptar

Bruksel, 3 Qershor 2010 NOA – Një masakër ka ndodhur në një gjykatë të Brukselit me pasojë vdekjen e dy personave, mes të cilëve një gjyqtare dhe tjetri, punonjës sekretarie.

Viktimat u identifikuan si Isabelle Brandon 61 vjeçe dhe sekretari i saj, Andre Bellemans.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton se i dyshuar i ngjarjes është një emigrant shqiptar ndërsa nuk është publikuar ende identiteti i autorit.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme ora 11.23 në Bruksel, në Pallatin e Drejtësisë, kur agresori ka nxjerrë një armë tip pistoletë dhe me të ka hapur zjarr në drejtim të gjyqtares dhe sekretarit të saj, duke u marrë jetën.

Menjëherë më pas ai ka vrapuar por është ndjekur nga policia dhe në arrati e sipër ka mbetur i plagosur por ka arritur të largohet dhe po kërkohet nga forca të shumta policore.

Nga hetimet doli se gjyqtarja e vrarë, kishte nën shqyrtim një dosje civile për ndarje martese dhe pasurie të të dyshuarit. Po ashtu kjo gjyqtare do të vendoste dhe për fatin e fëmijëve të çiftit.

Ngjarja bëri bujë dhe ministri i Drejtësisë së Belgjikës, z. Stefan De Clerck, pohoi: “Kjo është hera e parë ndonjëherë që një gjyqtar është qëlluar këtu në gjyq”. Dhe menjëherë më pas, pranoi: “Masat e sigurisë kanë dështuar”.

f.c/r.n/NOA

Foto të tjera, te Galeria

KOMENTE