English

Obama Viziton Sërish Vizitë Në Gjirin E Meksikës

NJU JORK, 3 qershor /ATSH-ANSA/ - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, do të vizitojë nesër Gjirin e Meksikës, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë. Obama shkoi për herë të parë në Luiziana, pas ndotjes masive, më 2 maj, në Venice, qyteti pranë të cilit derdhet në oqean lumi Misisipi. Presidenti u rikthye atje javën e kaluar duke ndaluar për disa orë në Port Fourchon të Luizianës. /e.v/
KOMENTE