English

Operacioni “Apaçi”, arrestohen dhe tre persona, mes tyre një polic

Ferizaj, 3 qershor, NOA - Pak ditë më parë Policia e Kosovës do të organizonte në një aksion spektakolar arrestimin e 5 personave të akuzuar për përfshirje në një rrjet kriminal.

Ngjarja e ndodhur në 20 maj është pasuar sot me kapjen e pjesës tjetër të bandës e cila nuk ishte arrestuar gjatë operacionit të parë të koduar “Apaçi”.

Policia e Kosovës njofton se Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, me ndihmën e njësiteve të tjera të specializuara, ka arrestuar në Ferizaj dhe në Prishtinë edhe tre persona të dyshuar për përfshirjen këtë rrejt kriminal.

Akuza që rëndojnë ndaj tyre janë për krim të organizuar, shantazh dhe detyrime.

Por ajo që e bënë edhe më të veçantë këtë arrestim është se mes tre të ndaluarve është dhe në punonjës i policisë së Ferizajt me inicialet A. B.

Policia e Kosovës bënë të ditur se personat e tjerë të arrestuar janë me inicialet, F.M dhe E. H.

Hetimi ndaj tyre kishte nisur muaj më parë dhe të gjithë personat kanë qenë nga Ferizaj. Ndërsa me arrestimet e sotme është zbuluar se aktivitetit i tyre është shtrirë dhe në Prishtinë.

“Të përkrahur edhe nga Njësiti Special Operativ i Prishtinës, hetuesit e DKKO-së kanë realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit disa kontrolle në Prishtinë dhe në Ferizaj. Ky kontroll është kryer duke u bazuar në urdhëresën nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe kishte për qëllim arrestimin e personave të dyshuar si dhe konfiskimin e sendeve që do të mund të përdoren si dëshmi gjatë procedurës penale të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në arrestimet e para anëtarëve të grupit ju sekuestruan dhe mjaft armë.

m.xh/NOA

KOMENTE