Himarë, 3 Qershor, NOA – Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka lajmëruar ditën e sotme se zona bregdetare në jug të vendit do të ketë mungesa të energjisë elektrike.
Një fakt të tillë, kjo kompani e ka justifikuar me faktin se do të ketë punime në rrjetin e Himarës dhe detyrimisht, kjo do të shoqërohet me ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas OSSH-së energjia do të mungojë gjatë gjithë ditës, pas ndërhyrjes që do të bëhet për të përforcuar rrjetin elektrik, përpara sezonit turistik.
Dihet se kjo zonë mbipopullohet tani në stinën e verës dhe prandaj paraqitet e nevojshme që të rishihet rrjeti energjetik i saj.
n.e/NOA