English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 3 Qershor/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme Gazeta Shqiptare PEZË, POLICIA RRETHON VILËN KU RRI EDI RAMA Vendimi i Qeverisë: Të lirohet për 1 javë, shtëpia e Myslym Pezës, muze. Vendi është pronë e deputetit të PS, Dashamir Peza. Xhaferraj: Do kthehet në pronësinë tonë. LSI reagon ashpër ndaj policisë: Veprime butaforeske. Si akuzonte Berisha Ramën për qëndrimin në Pezën në 2009. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Pronat e sindikatave/ Lul Basha bën inventarin, subjektet që i përdorin. Berisha për shkollat: S'kemi tekste cilësore, më mirë të përkthehen. Vizat, BE: Liberalizim pas zgjidhjes së krizës politike. Gazeta "Koha Jonë" SAMITI I BE: VIZAT HIQEN SHUMË SHPEJT, INTEGRIMI ËSHTË I SIGURT Situata politike nuk mund të jetë pengesë për heqjen e vizave dhe Europa do të liberalizojë shumë shpejt vizat për qytetarët shqiptarë, u konfirmua në samitin e Sarajevës. Pohimi i diplomatëve: Anëtarësimi në BE i të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, objektivi ynë i përbashkët. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Matura 2010/ Letërsia, pse do të vonojë korrigjimi i provimeve. Përplasja/ 40 deputetë të PS "ngujohen" te kulla e Dash Pezës. Shëndeti/ MSH, paketë me 12 shërbime nxënësve në shkolla. Gazeta "Shqip" OSBE: REGJISTRIMI I PRONAVE, JO VETËM PËR MINORITETIN Zbardhen detajet e projektit që sipas kryediplomatit të Athinës, bëhet për grekët. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Banka Botërore: Skema e pensioneve është në rrezik. PD: Dekretet e Presidentit, me votim të hapur. Policia e Shtetit 'rregullon" listën e oficerëve të graduar. Gazeta "Panorama" BOJKOTI NË MAJ/ DEPUTETËT E PS VETËM 19 MIJË LEKË RROGË Përplasje për rregulloren/ Deputetët socialistë janë zhgënjyer dje kur në llogaritë ankare kanë parë se zyra e financës së Kuvendit u kishte hedhur vetëm 19 mijë lekë. Vendimi u mor më 20 maj nga Topalli, por mori fuqi prapavepruese. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Fyle: Vizat s'varen nga kriza, por duhet ta zgjidhni. Raporti në Qeveri/ Zbulohen biznesmenët e pronave të sindikatave. Drejtori i ISSH/ "Pensionet e profesorëve, sa do të jetë përfitimi". Gazeta "Shekulli" POLICIA RRETHON SHTËPINË E DEPUTETI PEZA Vendim i Qeverisë/ Në vitin 2006 qeveria e hoqi shtëpinë e Myslym Pezës nga monumentet e kulturës, zhvarrosi heroin. Policët presion familjes, i kërkojnë që të largohet. Peza: Do denoncoj në Prokurori. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Inventarizohen pronat e sindikatave, ja kush rrezikon sekuestrim. Fyle: Zgjidhni krizën para vizave në PE. Skema e pensioneve rrezikon të dështojë. Gazeta "55" KONSENSUS NDËRKOMBËTAR PËR HEQJEN E VIZAVE Samiti i Sarajevës konfirmon njëzëri perspektivën evropiane të Shqipërisë, duke ripërsëritur angazhimin për heqjen e vizave për shqiptarët, për shkak të përmbushjeve teknike. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Jeta e fshehtë e Dash Pezës dhe sekretet e shtëpisë misterioze. Meta: Mbështetja për vizat, evidente - do t'i plotësojmë kushtet teknike. Berisha: Opozita të heqë dorë nga ultimatumet, t'i lexojë drejt deklaratat e ndërkombëtarëve. Gazeta "Rilindja Demokratike" VJEN KONFIRMIMI I SARAJEVËS, SHUMË SHPEJT HEQJA E VIZAVE Samiti përshëndet propozimin e Komisionit për të shtirirë regjimin pa viza tek qytetarët e Shqipërisë. Fule, Fajon, Fratini dhe Moratinos deklarojnë prerë se situata politike nuk mund të jetë pengesë për heqjen e vizave. Nuk ka kritere shtesë dhe Europa do të liberalizojë shumë shpejt vizat për shqiptarët. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Berisha-Ramës: Hiqi nga koka ultimatumet dhe zbato ligjet. Korrupsioni, në pranga polici, i vuri gjobë 100 mijë euro një biznesmeni. Skandali, ja si i kanë tjetërsuar pronat publike sindikatat. Gazeta "Integrimi" SAMITI I SARAJEVËS/ BASHKIMI EVROPIAN MBËSHTETJE UNANIME PËR HEQJEN E VIZAVE Në takimin e nivelit të lartë, ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së kanë konfirmuar vendimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Meta- Hague: Britania e Madhe mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Samiti/ Miratohet deklarata, BE: Konfirmim dhe përkushtim për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit. Vendimi/ Bashkimi Evropian gati nisja e dialogut me Kosovën për liberalzimin e vizave. Gazeta "Zëri i Popoullit" TURPI/ BANKA BOTËORE SHUPLAKË: QEVERISJA SHUMË LARG BE, KORRUPSIONI SHQETËSIM Berisha dorëzohet: Nuk mundem ta çrrënjos dot. Apeli ndërkombëtar. Vizat, Fajon: Do ketë probleme nëse nuk zgjidhet kriza. Fyle: Të zgjidhet ngërçi politik, para vendimit të PE. Samiti i Sarajevës: Ballkani, anëtarësim në BE jo në bllok, do vlerësohen reformat. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Rama: Kryeministri i pavotuar, hapa në drejtim të kundërt me integrimin. Reagimi/ Ruçi letër Topallit: Veprimet tuaja po rrënojnë shtetin e së drejtës. Anti Ligji/ Qeveria kërkon të sekuestrojë shtëpinë, deputeti Peza: Rrethimi i katërt fashist nga Berisha. /gj.m/
KOMENTE