English

Rregullorja, Kuvendi: Votimi i gjyqtarëve nuk është kompetencë formale

Tiranë, 3 qershor, NOA – Ka vijuar dhe sot debati mbi ndryshimet në rregulloren e Kuvendit nga Këshilli i Rregullores.

Propozimi i deputetëve të mazhorancës për votimin e hapur të gjyqtarëve në Kuvend është cilësuar nga përfaqësuesit e PD si një çështje themelore e dhe jo formale e Parlamentit.

“Nga ana e anëtarëve të mazhorancës në këtë këshill, u shpjegua se, votimi i hapur për gjyqtarët e lartë, është konkretizim jo vetëm i parimit të transparencës, por edhe i parimit të përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies të Parlamentit, i cili është i sanksionuar dhe funksionon me sukses në shumë prej modeleve solide, të demokracisë parlamentare”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Shtypit të Kuvendit, në lidhje me mbledhjen e sotme.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e opozitës pretendojnë se me ndryshmet e reja cenohen kompetencat e Presidentit për emërimin e anëtarëve të gjykatave.

Në përfundim të mbledhjes Kryetarja e Kuvendit kërkoi që materialet lidhur me modelet e ngjashme të parlamenteve te tjera, të studiohen nga të gjithë kolegët përpara se

diskutimi rreth amendamenteve. Mbledhja e Këshillit do të vazhdojë sërish ditën e hënë.

m.xh/NOA

KOMENTE