Ruçi-Berishës: Plotëso Dy Kushtet E Lëna Nga Brukseli
I
TIRANE 3 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/- Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi i kërkoi sot në Kuvend kryeministrit Berisha, që të plotësojë dy kushtet e lëna nga Brukseli, që kanë të bëjnë me integrimin europian dhe zgjidhjen e krizës politike.
"Megjithë problemet që ka demokracia në Shqipëri, ne i kemi kërkuar Bashkimit Europian të ndajë çështjen e integrimit europian të Shqipërisë me çështjen e kutive", deklaroi Ruçi.
Ai reagoi ndaj fjalës së Kryeministrit se, Shqipëria rezulton me rritjen ekonomike më të lartë në Europë, duke u shprehur se "pensionistët, arsimtarët dhe infermirët po jetojnë me 100 eurot që u dërgojnë bijtë e tyre emigrantë pikërisht në këto vende të BE-së, me të cilat ju krahasoni shifrat"./n.m/