Rumani: Arrestohen Disa Anëtarë Të Një Rrjeti Krimesh Të Kërkuar Në Itali
BUKURESHT, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Tre rumunë, anëtarë të një rrjeti të trafikimit të qenieve njerëzore të kërkuar nga drejtësia italiane, u arrestuan në Tulcea, rajon juglindor i Rumanisë, njoftoi sot policia.
Të tre personat ishin subjekt i një urdhërarresti evropian të lëshuar nga Gjykata e Torinos me akuzat ''për krim të organizuar, trafik qeniesh njerëzore dhe shfrytëzim i tyre për prostitucion", sipas të njëjtit burim.
Në total rreth 60 shtetas rumunë, ndër të cilët shumë të mitur,janë detyruar me forcë në periudhën 2005-2008 të prostituojnë nga 16 anëtarët, të gjithë me origjinë rumune, që përbëjnë grupin kriminal, shtoi policia.
Një aksion i policisë që kishte si qëllim kapjen e anëtarëve të tjerë të rrjetit u zhvillua njëkohësisht edhe në Itali./
/i.p/