English

Sërish protesta në Greqi, sot media dhe transporti publik

Athinë, 3 Qershor, NOA – Shteti fqinj, Greqia, është përfshirë sërish në protesta të mëdha ditën e sotme në kuadrin e reagimit kundërshtues qytetar kundrejt planit për kursim të qeverisë Papandreu.

Ky i fundit parashikon ulje të pagave të shërbyesve civilë, si edhe pensioneve.

Mediat vendase bëjnë me dijeni se gazetarët grekë dhe punëtorët e transportit publik, sot po mbajnë protestë 24-orëshe.

Kështu, në radion dhe televizionin grek nuk do të ketë program, ndërsa në Athinë nuk do të funksionojë transporti publik. n.e/NOA

KOMENTE