Shba - Ban Ki-Moon: Bllokada Në Gaza Duhet Të Hiqet Menjëherë
NJU JORK, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Bllokada në Rripin e Gazës vendosur nga Izraeli duhet të hiqet menjëherë, deklaroi sot për shtypin sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban
Ki-moon.
''Incidenti i rëndë si pasojë e sulmit të përgjakshëm të ushtrisë izraelite në ujrat ndërkombëtare kundër një flotilje propalestineze që dërgonte ndihma humanitare në Gaza zbardh bllokimin e territorit që po zgjat prej shumë kohësh'', theksoi Ban.
''Kjo bllokadë është kundërproduktive, e tmerrshme dhe imorale'', shtoi ai.
"Duhet bërë gjithçka për të shmangur një incident tjetër të këtij lloji. Të gjitha palët duhet të reagojnë me përgjegjësi dhe konform të drejtës ndërkombëtare'', theksoi ai.
Ban do të takohet me ambasadorët e Izraelit, Turqisë, vendeve arabe dhe me ambasadorët e pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit (Kinë, SHBA, Francë, Britani e Madhe, Rusi).
Shefi i OKB-së deklaroi se ''autoritetet izraelite duhet të japin llogari për operacionin e ndërmarrë nga komandot izraelite''./
/ec/ a.jor.