Stratford, 3 Qershor, NOA - Thomas Uellington, një 41 vjeçar nga Stratford i SHBA-ve, u arrestua në parkingun e një qendre tregtare “i veshur” vetëm me pelena dhe një biberon në gojë.
Sipas televizionit amerikan VTBH TV, arrestimi nuk u bë për arsye të veshjes jo të përshtatshme, por për shkak se ai i bëri një propozim të çuditshëm një gruaje që kishte tre fëmije të vegjël, pasi i kishte kërkuar që me pecetat e saj të pastronte edhe organin e tij gjenital si fëmijëve.
Në makinën e tij, oficerët e policisë gjetën një sasi të madhe biberonësh.
I pyetur se përse rrinte ashtu i "veshur", tha kishte probleme me zorrët.
Personi u padit për shqetësim të rendit publik
a.k/NOA