English

Shqipëria Dixhitale, lançohet projekti i ri, Farmacitë online

Tiranë, 3 Qershor, NOA – Farmacitë online do të përditësojnë në një tjetër sektor shërbimesh, moton e qeverisë Berisha, Shqipërinë dixhitale.

Ndërsa regjistrimi i barnave, blerjet e tyre të shënuara dorazi nëpër regjistra raportohet si një mënyrë jo efikase, madje që sjell probleme në llogaritjen e shpenzimeve reale dhe atyre të rimbursueshme sipas ligjit, sapo është lançuar projekti më i ri, ai i Farmacive dixhitale.

Ishte ministri për Inavocionin, Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo, që së bashku me përfaqësues të ISKSH-së dhe ministrisë së Shëndetësisë, hodhi në diskutim në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, projektin “Farmacitë online”.

“Projekti, Farmacitë Online, që ne po ndjekim, ka konsistuar në nevojën që shërbimet individuale farmaceutike të lidhen online, ndaj hapi i parë, - u shpreh ministri Pollo, “do të jenë farmacitë që janë në zonat e arritshme, në zonat më të largëta ku kostoja e internetit është më e shtrenjtë dhe krijimi i regjistrave, i procedurave, në mënyrë që çdo blerje, me rimbursim nga fondet e ISKSH-së, të jetë e regjistrueshme dhe e verifikueshme në çdo moment”, - theksoi Pollo.

Sipas ministrit të Inovacionit, Shqipëria dixhitale synon të mbulojë të tërë sektorët, që informatizimi dhe dixhitalizimi i shërbimeve të sjellë avantazhe jashtëzakonisht të mëdha për qytetarët, qeverinë, me shërbime të shpejta, që kursejnë kohë dhe para publike, duke u bërë gjithaq më transparente e më të besueshme për publikun e gjerë dhe institucionet shtetërore.

Ky projekt do të jetë një system që do të rrisë efikasitetin e politikave sociale, të kujdesit shëndetësor, do të rrisë korrektesën e shërbimit nga ana e farmacive që do të futen në këtë rrjet, përgjegjës për realizimin e tij është ISKSH.

“Farmacitë online, me të dhënat e përftuara do të na ndihmojnë për të minimizuar abuzimet, por edhe për të orientuar qeverinë për një mirëshpenzim të parasë publike, që në të shkuarën në mungesë të shërbimeve të tilla, ka sjellë që, shtetasit të mos përfitojnë në sasinë dhe kohën e duhur rimbursimin që parashikonte politika shtetërore, si dhe fondi i buxhetit i parashikuar për këtë qëllim, nuk përdorej në mënyrën më të mire”, -e përfundoi paraqitjen e projektit për Farmacitë Online ministry i Inovacionit, teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo.

mit/NOA

KOMENTE