Spanjë - Katër Të Vdekur Nga Një Shpërthim Në Një Fabrikë Prodhimi Fishekzjarresh
MADRID, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Katër punonjës mbetën të vdekur sot nga një shpërthim në një fabrikë prodhimi fishekzjarrësh në Benacazon, në afërsi të Seviljes, rajon jugor i Spanjës, njoftuan disa burime të nënprefekturës së qytetit.
"Katër persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa një tjerë i cili është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë, është dërguar menjëherë në spitalin e Seviljes", deklaroi për AFP-në një zëdhënës i nënprefekturës.
"Një shpërthim ndodhi në njërën prej fabrikave të barutit ku ata depozitonin materialin", deklaroi për radion kombëtare njëri prej pjesëtarëve të shërbimeve të urgjencës.
"Shkaqet e shpërthimit janë ende të panjohura, policia ndodhet në terren për të kryer hetimet e nevojshme", deklaroi zëdhënësi i nënprefekturës./
/i.p/