English

Sport - "Afrika E Jugut 2010", Botërori I Futbollit Dhe I Birrës

- Organizatorët afrikanojugurë të kompeticionit vlerësojnë se do të konsumohen nga 8-10 milionë shishe birrë - TIRANË, 3 Qershor /ATSH/ - Kampionati Botëror i futbollit nuk luhet vetëm në fushën me bar, por dhe në atë komerciale, madje kjo e fundit shihet si një biznes mjaft fitimprurës, teksa në Afrikën e Jugut për të parë të gjitha ndeshjet priten të jenë të pranishëm qindra mijëra tifozëve vendas dhe të ardhur. Organizatorët afrikanojugorë të kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik vlerësojnë se do të ketë një kërkesë për rreth 40 mijë-50 mijë hektolitra birrë gjatë muajit të Kupës së Botës, që është e barazvlefshme me 8-10 milionë shishe birrë. Edhe kafja do të ketë një vend të rëndësishëm gjatë evenimentit: 5 ton sheqer dhe 6 mijë litra qumësht do të jenë në dispozicion, ndërkohë që priten të konsumohen 300 mijë filxhanë kafe. Çdo mëngjes do të prodhohen rreth 150 mijë bukë dhe simite, ndërkohë që shefat e kuzhinës do të përgatisin suxhukë vjenezë, hamburger e ushqime të tjera tradicionale e ndërkombëtare, përfshirë gatimet e shumëllojshme me mish./gj.m/s.s./
KOMENTE