English

Topalli: Gruaja, Një Agjente E Fortë Ndryshimi

TIRANË, 3 Qershor/ATSH/.- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vlerësoi sot rolin e gruas në shoqëri, familje e kudo, duke e konsideruar atë "një agjente e fortë ndryshimi". Sipas një njoftimi për shtyp nga Kuvendi, kryeparlamentarja Topalli priti sot gratë pjesëmarrëse në Konferencën Kombëtare "Sfidat në kapërcimin e stereotipeve gjinore", organizuar nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së dhe PNUD-n, (Programi i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri). Kryetarja e Kuvendit pasi i njohu gratë me masat që Kuvendi ka marrë në forcimin e mëtejshëm të rolit të gruas, e cilësoi "shokuese dhunën ndaj grave dhe një fenomen të papranueshëm, jo vetëm për to, por dhe për fëmijët e të ardhmen e tyre". Në këtë kontekst, Topalli i ftoi gratë që të gjitha së bashku të luftojnë kundër dhunës në familje. "Të luftojmë së bashku në parandalimin e sëmundjes së kancerit. Të mbështesim shkollat, fëmijët e nxënësit kundër drogës" u shpreh Kryetarja e Kuvendit./a.s//n.m/
KOMENTE