Mitrovicë, 03 qershor, NOA – Policia e Kosovës në Mitrovicë ka njoftuar se në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, ka pasur një shpërthim dhe të shtëna me armë automatike.
Në një njoftim të forcave të Policisë së Kosovës, thuhet se ato kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin V.Nikiç i përkatësisë etnike serbe, duke lëvizur nëpër rrugë me armë automatike në dorë.
Në ndërlidhje me të shtënat, policia ka arrestuar edhe dy shqiptarë, S.Peci dhe Xh.Nuhi.
“Të tre të dyshuarit, njihen mes tyre dhe janë banorë të Lagjes së Boshnjakëve”, thuhet në njoftimin e policisë, në të cilën përjashtohet mundësia e kualifikimit të këtij akti kriminal si rast me prapavijë ndëretnike.
m.xh/NOA