English

Turqi - Gul: Marrëdhëniet Me Izraelin Nuk Do Të Jenë Më Si Më Parë

ANKARA, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Marrëdhëniet e Turqisë me Izraelin nuk do të jenë kurrë më si më parë, pas sulmit të ushtrisë izraelite kundër një flotiljeje ndërkombëtare ndihmash nisur për në Gaza, konfirmoi sot presidenti turk, Abdullah Gul. "Duke nisur që nga ky moment, marrëdhëniet tona nuk do të jenë më kurrë si më parë'', theksoi ai para shtypit gjatë një vizite në qytetin Korum, në veri të Turqisë. Presidenti turk, Gul theksoi se sulmi i ushtarëve izraelitë kundër flotiljes me destinacion Rripin e Gazës kishte çuar në pasoja të pariparueshme në raportet dypalëshe. "Izraeli ka kryer një nga gabimet më të rënda në historinë e tij'', theksoi presidenti turk duke nënvizuar që nuk do ta falë kurrë këtë sulm që i kushtoi jetën tetë shtetasve turq dhe një amerikan me origjinë turke. "Kjo çështje do të hetohet. Nuk është problemi që të harrojmë apo të zhdukim faktet'', shtoi Gul. Që prej sulmit kundër flotiljes, marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit janë përkeqësuar. Autoritetet turke denoncuan për një akt terrorizmi shtetëror./ /ec/ a.jor.
KOMENTE