English

Vanhanen- Thaci: Finlanda Do Vazhdoje Mbeshtetjen E Kosoves Ne Procesin E Integrimit Ne Strukturat Euroatlantike

PRISHTINË, 3 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Kryeministri i Finlandës, Matti Vanhanen, në një takim sot me kryeministrin Hashim Thaçi, ka vlerësuar arritjet e deritanishme të Kosovës dhe ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes në procesin e integrimit të saj në strukturat euroatlantike. "Në takim është konstatuar bashkërisht se Raporti i Progresit për Kosovën që pritet të publikohet sivjet, do të evidentojë progresin e shënuar në zhvillimin e proceseve pozitive në Kosovë", bën të ditur zyra e kryeministrit kosovar. Në takimi janë identifikuar fushat e bashkëpunimit me interes të përbashkët për zhvillim, sidomos në ato fusha ku Finlanda ka treguar një standard të lartë. Në këtë kontekst, janë identifikuar fusha e ambientit, pylltarisë, bujqësisë dhe fusha tjera. Në konferencën për shtyp, të zhvilluar pas takimit, siç theksohet në njoftim, "kryeministri finlandez është shprehur qartë për perspektivën evropiane të rajonit, duke theksuar se Serbia, në këtë kontekst, është e obliguar që të zgjidhe problemet në raport me Kosovën". Thaçi dhe Vanhanen kanë diskutuar për zhvillimet në rajon dhe raportet bilaterale në mes të dy vendeve, në një takim kokë më kokë dhe më pas takimi ka vazhduar me një drekë pune, me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dyja vendeve. /a.ke/
KOMENTE