Objektivi i Axhendës së Selanikut është realizuar, duke sjellë si rezultat përfundimtar forcimin e besueshmërisë së BE-së në rajon; gjithashtu ai ka riafirmuar se anëtarësimi në BE mund të realizohet sapo të jenë ndërmarrë reformat dhe të jenë plotësuar kriteret e nevojshme
Nga Ilir Meta*
English Version Below
Është kënaqësi për mua t’i drejtohem këtij takimi të Nivelit të Lartë që po mbahet në Sarajevë; me këtë rast, dëshiroj të falenderoj Presidencën Spanjolle të BE-së për këtë nismë si dhe autoritetet e Bosnie – Hercegovinës, si mikpritës të kësaj veprimtarie.
Ky takim na jep mundësinë për të bërë një reflektim individual dhe kolektiv mbi proceset integruese në kuadrin e 10 Vjetorit të Samitit të Zagrebit.
Suksesi i BE-së si katalizator i procesit transformues në këtë rajon është rrjedhojë e besimit të thellë se anëtarësimi në të është i arritshëm. Zgjerimi i BE-së drejt Europës Juglindore përbën dëshmi të qartë të vullnetit dhe angazhimit të fuqishëm të BE-së, për të vazhduar me të njëjtën vendosmëri përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Perspektiva Europiane vazhdon të jetë emëruesi më domethënës për forcimin e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon dhe motor lëvizës për reformat e brendshme.
Një prej shembujve më të mirë të suksesit të BE-së në rajon është liberalizimi i vizave. BE-ja hartoi një Udhërrëfyes me tregues të qartë të hollësishëm, me objektiva të qarta politike dhe me reforma komplekse motivuese, në të cilat janë përfshirë shumë institucione investime të rëndësishme. Ne kemi bërë investime të shumta në sistemin e sigurisë së vendit tonë, në drejtim të dokumenteve biometrike dhe sistemeve të administrimit të të dhënave, në infrastrukturën kufitare, në burime njerëzore dhe financiare, në zbatimin e ligjeve të reja dhe atyre ekzistuese.
Ky proces ka qenë tejet transparent, ndaj dhe progresi mund të vlerësohet në terma reale. Objektivi i Axhendës së Selanikut është realizuar, duke sjellë si rezultat përfundimtar forcimin e besueshmërisë së BE-së në rajon; gjithashtu ai ka riafirmuar se anëtarësimi në BE mund të realizohet sapo të jenë ndërmarrë reformat dhe të jenë plotësuar kriteret e nevojshme. Po ashtu, bashkëpunimi i ngushtë me Komisionin Europian në këtë proces ka qenë thelbësisht i vyer për ne.
Ne e përshëndesim propozimin e Komisionit Europian të bërë javën e kaluar dhe konfirmojmë përkushtimin për të vazhduar përpjekjet tona në përmbushjen e të gjitha kërkesave të mbetura, duke u përqendruar kryesisht në zbatimin e tyre të plotë dhe efikas, me qëllim që lëvizja pa viza të realizohet në vitin 2010. Liberalizimi i vizave përbën sigurisht një vlerë të shtuar të anëtarësimit në BE; kjo pasi reformat e ndërmarra brenda kornizës së këtij procesi krijojnë një bazë të shëndoshë për përparim të mëtejshëm, veçanërisht në përpjekjet e përbashkëta për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe për konsolidimin e shtetit ligjor.
Suksesi ynë i përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të kontribuojë jo vetëm për t’i bërë vendet tona më të sigurta, por edhe më tërheqëse, duke nxitur kështu investime të huaja direkte serioze e duke transformuar edhe imazhin e rajonit.
Për arritjen e rezultateve konkrete në këto fusha dhe jo vetëm në to është i nevojshëm edhe një bashkëpunim rajonal gjithë-përfshirës. BE-ja ka inkurajuar projektet rajonale nëpërmjet CEFTA-s, marrëveshjeve komunitare të energjisë dhe transportit; ajo mund të bëjë më shumë edhe për thithjen e investimeve të rëndësishme, veçanërisht në infrastrukturë, në energji, në teknologjinë e informacionit dhe inovacion.
Shqipëria nuk ka çështje të pazgjidhura me fqinjët dhe luan një rol konstruktiv në nxitjen e paqes dhe stabilitetit në rajon; ne besojmë se kjo është rruga e vetme për të sjellë begati për popujt tanë dhe qasja e duhur për përshpejtimin e perspektivës Europiane.
Ne do të vijojmë të punojmë nga afër me vendet e tjera të rajonit, pasi besojmë se integrimi në BE duhet të mbështetet mbi meritat e secilit, por ai të jetë dhe një përpjekje e objektiv i përbashkët.
Ne kemi ecur në këtë rrugë duke ndërmarrë nisma konkrete. Shqipëria ka hequr kufizimet për viza për të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë kohët e fundit, duke e vlerësuar këtë si një hap pozitiv, i cili lehtëson kontaktet ndërmjet njerëzve dhe zgjeron hapësirën e pajtimit rajonal. Në këtë kuadër, dëshiroj të nënvizoj atë që përmendi edhe kolegu Vuk, se marrëdhëniet Serbi – Shqipëri janë përmirësuar ndjeshëm gjatë këtyre muajve të fundit; kësisoj komunikimi më i mirë sjell dhe një njohje më të mirë të njeri tjetrit si dhe integrim më të shpejtë rajonal dhe Europian. Ne besojmë se kjo është rruga e duhur për heqjen e pengesave, e cila do t’i afrojë më shumë vendet dhe popujt tanë me njeri tjetrin dhe të gjithë bashkë drejt Europës.
Dhe unë besoj se kjo është dhe fryma dhe mesazhi i këtij takimi.
(*) Fjala e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të jashtme, në takimin e nivelit të lartë mbi Ballkanin Perëndimor, Sarajevë, 2 Qershor 2010
English Version
By Ilir Meta*
I am pleased to address this high level Meeting held in Sarajevo, and on this occasion I would like to thank the Spanish Presidency of the European Union for taking the initiative, as well as the authorities of Bosnia and Herzegovina for hosting this event.
This meeting is an opportunity to make an individual as well a collective reflection on the integration processes in the framework of the 10th anniversary of the Zagreb Summit.
The success of the EU in catalysing the transformation of this region is the result of the deep belief that accession is achievable. The EU enlargement towards South East Europe is a clear evidence of EU’s strong will and commitment to continue with the same determination upon meeting the Copenhagen criteria from the countries of the Western Balkans. The European perspective continues to be the most powerful denominator to consolidating peace and stability in this region, as well as a driving engine for domestic reforms.
One of the best examples of the EU success in the region is visa liberalisation.
The EU drew a roadmap with explicit and detailed benchmarks and clear policy goals, motivating complex reforms that have involved many institutions and significant investments.
We have heavily invested in the security system of our country, in biometric documents and data managements systems, in border infrastructure, human and financial resources and in implementing new and existing laws.
The process has been very transparent and progress could be assessed in real terms.
The objective of the Thessaloniki Agenda has been delivered with the end result of strengthening the EU credibility in the region and reaffirming that the EU membership can be achievable once the necessary reforms are undertaken and criteria met.
Close cooperation with the Commission and member states in this process has been essentially valuable to us.
We welcome the proposal of the Commission tabled last week, and confirm our strong commitment to continue our efforts in meeting all the remaining benchmarks, with the main focus in full and efficient implementation.
Visa liberalisation is certainly an added value to EU membership, because the reforms undertaken within this process provide a sound basis for further progress, particularly in the joint effort to fight organised crime and corruption and consolidate rule of law.
A joint success in the fight against organised crime and corruption will contribute not only to make our countries more secure, but will make them more attractive and also trigger serious foreign direct investments and transform the image of this region.
An all-inclusive regional cooperation is necessary to deliver concrete results in these areas, but not only.
The EU has encouraged regional projects through RCC, CEFTA, Transport and Energy community treaties, and can do more to inject important investments, in particular in infrastructure, energy, information technology and innovation. And we think that the participation of Kosova in all regional initiatives and projects is fundamental for European perspective of the whole region.
Albania will continue to play a constructive role in fostering peace and stability in the region because we believe that this is the only way to bring prosperity to our peoples and the right approach to fasten the European perspective.
We will continue to work closely with other countries of the region because we believe that EU integration must be merit based but also a joint effort and target.
We have followed this course by taking concrete initiatives.
Albania has waived visa restrictions for all countries of the region, including Serbia recently, considering it, an indispensable step that facilitates people-to-people contacts and enhances regional reconciliation. In this frame I want to underline, as my colleague Vuk did, that the relations between Albania and Serbia have improved significantly in the recent months because better communication brings better recognition of each other faster regional and European integration.
I believe that this is the right way to waive barriers and bring our countries and peoples closer to each other and all together closer to Europe.
This is the spirit and message of this meeting.
(*) Address of the Deputy Prime Minister and Minister of Foreign Affairs of Albania, Mr. Ilir Meta to the EU-Western Balkans High Level Meeting, Sarajevo, 2 June 2010