English

Vodhën krom në minierë, arrestohen dy persona

Librazhd, 3 qershor, NOA – Dy persona janë arrestuar sot në Librazhd pasi dyshohen si grabitësit e një sasie kromi prej 70 kuintalësh. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të depozitave të bitumit në Përrenjas.

Sipas policisë dy personat, Lavdim Qamil Shkira, 45 vjeç, banues në fshatin Buqezë të komunës Hudenisht në Pogradec dhe Afrim Shahin Dervishi, 33 vjeç, banues ne fshatin Katjel të komuna Rrajcë në Librazhd, kanë marrë një kamion për të grabitur sasinë e kromit.

Pas sinjalizimit policia është vënë në ndjekje të tyre dhe ka arritur ti ndalojë së bashku me sasinë e kromit të vjedhur.

“Këta shtetas janë kapur ne flagrancë duke transportuar me mjetin e tyre kamion me targa PG 6012 B rreth 70 kv, mineral kromi të vjedhur në minierën e Kromit në fshatin Katjel të komunës Rrajcë”

m.xh/NOA

KOMENTE