Durrës, 03 qershor, NOA - Dy persona janë arrestuar orët e para të mëngjesit të sotëm nga policia e Durrësit për vjedhje me dhunë të një pike karburanti.
Bëhet fjalë për të riun me inicialet K.V., 18 vjeç banues në fshatin Rrushkull të Durrësit, me arsim 8 klasë, si dhe për Luan Ndoj, 21 vjeç banues në fshatin Rrushkull të Durrësit dhe me arsim 8 klasë.
Sipas policisë vjedhja e tyre është bërë në datën 23 maj. Dy të rinjtë kanë vjedhur punonjësin e karburantit “Shahini”, në segmentin e vjetër rrugor Durrës-Shijak.
Por veç shumës prej 3000 lekë që i gjendje në xhepa nga xhirua ditore dy të rinjtë ia kanë marrë punonjësit e pikës së karburantit dhe dy telefona Nokia.
Ndërsa veç akuzës për vjedhje për 21 vjeçarin rëndon dhe një tjetër akuzë, ajo e armëmbajtjes pa leje. Kjo pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë e tij u gjetën: një automatik, dy krehra dhe 96 fishekë, te cilët i mbante pa leje.
m.xh/NOA