Ankaraja Do Të Minimizojë Marrëdhëniet Ekonomike Dhe Ushtarake Me Izraelin
ANKARA, 4 qershor /ATSH-AFP/ - Turqia do të minimizojë marrëdhëniet ekonomike dhe industrinë e mbrojtjes me Izraelin, por bashkëpunimi dypalësh nuk do të shkëputet krejtësisht, deklaroi sot kryeministri Bulent Arinc.
''Ankara do të minimizojë marëdhëniet në këto fusha në nivel minimal, për aq kohë sa ekziston një bashkëpunim i tillë... që pagesat janë bërë apo jo'', deklaroi Arinc në televizionin NTV.
"Por një shtet nuk mund të injorojë krejtësisht një shtet tjetër, të cilit i njeh ekzistencën'', shtoi ai.
Turqia dhe Izraeli po kalojnë një krizë të rëndë politike që prej sulmit nga një komando izraelite kundër një flotilje propalestineze ndihmash në Gaza, gjatë të cilit humbën jetën nëntë turq, njëri prej të cilëve me kombësi amerikane./
/ec/ a.jor.