English

Arkeologji - Zbulohet Në Brigjet Kroate Një Anije Veneciane E Shekullit Të Xvi

VENECIA, 4 qershor /ATSH-ANSA/ - Skeleti i një anijeje tregtare, veneciane, e shekullit XVI u gjet në brigjet e Kroacisë, njoftuan sot një grup arkeologësh. Gjashtë topa artilerie dhe një ngarkesë me vepra qeramike me prejardhje turke nga qyteti Iznik janë gjetur në brendësi të skeletit të anijes në një thellësi prej 42 metrash në afërsi të ishullit kroat Meleda, njoftuan arkeologët. Ekipet e zhytësve gjetën këmborën e anijes e cila u mundësoi ekspertëve nga Instituti i Kroat i Restaurimeve në Zagreb dhe Universiteti i ''Ca' Foscari'' në Venecie zbulimin e kohës së përdorimit të anijes, rreth fundit të shekullit XVI. Arkeologët nga dy institutet deklaruan se gjetja e a anijes përbën një zbulim "tejet interesant" dhe se skeleti i saj nuk kishte shenja që të tregonin se mund të ishte grabitur. Venecia ka qenë një fuqi e madhe detare në Mesjetë deri kur Republika e Venecias iu dorëzua Napolon Bonapartit në fundin e shekullit të XVIII. Në kulmin e fuqisë së saj në shekullin e XVII, kishte një perandori detare që shtrihej nga lindja deri në jug të Mesdheut dhe u pasuruar në nivele të larta për shkak të kontrollit të lidhjeve tregtare me Lindjen./ /i.p/
KOMENTE