English

Axhenda Ndërkombëtare 4 Qershor 2010

-------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- STAMBOLL/JERUSALEM/GAZA - Ndjekje e krizës së shkaktuar nga sulmi i ndërmarrë nga një komando izraelite kundër një anijeje turke të flotiljes me ndihma nisur drejt Gazës. - Manifetime të ndryshme janë parashikuar në Evropë, veçanërisht në Vjenë dhe Stokholm. LIBAN - "Ditë nervozizmi në kampin e refugjatëve palestinezë. NJU ORLINS - Presidenti amerikan, Barack Obama zhvilloi një vizitë në Gjirin e Meksikës për të tretën herë për të vlerësuar përpjekjet për zhdukjen e naftës në brigjet në jug të SHBA-së. TOKIO - Naoto Kan, një ish-militant i së majtës u zgjodh sot në postin e kryeministrit të Jaonisë nga Parlamenti. TË TJERA -------------- NIKOSI - Papa Benedikti XVI mbërrin në Qipro, për vizitën e parë të një pape në kët vend me shumicë ortodokse. DAKA - Të paktën 108 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën pas një zjarri që përfshiu një sërë ndërtesash në qendrën historike të Daccas, kryeqytet i Bangladeshit. LONDËR/WHITEHAVEN - Vazhdon hetimi mbi vrasje që u krye të mërkurën në rajonin Lacs nga një shofer taksie, i cili vrau 12 persona para se të vetëvritej. TEHERAN - Ceremoni me rastin e 21 vjetorit të vdekjes së ajatollahut Khomeiny, themelues i Republikës islamike. UASHINGTON - Shifrat mbi punësimin në muajin maj të publikuara këtë të premte janë një barometër i besueshëm për shëndetin e ekonomisë amerikane, po gjithashtu edhe për popullaritetin e presidentit amerikan, Barack Obama. MESEBERG (Gjermani) - Kancelarja gjermane, pret presidentin rus, Dmitri Medvedev. BON - Ndjekje e negociatave në kudër të Konventës së OKB-së mbi ndryshimet klimatike. ARGANDA DEL REY (Spanjë) - Nis festivali ''Rock and Rio'' deri më 14 qershor me pjesëmarrjen e Miley Cirus, Metallica dhe Shakira. BRUKSEL - Zhvillohet samiti BE-Pakistan me pjesëmarrjen e presidentit të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy dhe kryeministrit pakistanez, Yousuf Raza Gilani./ /ec/ a.jor.
KOMENTE