Berisha Niset Në Gjermani Për Të Marrë Pjesë Në Takimin E 27-Të Mbi Sigurinë Globale
TIRANË, 4 Qershor/ATSH/.- Kryeministri Sali Berisha u nis sot për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në takimin e 27-të ndërkombëtar mbi sigurinë globale, i cili zhvillohet në Berlin nga data 4 deri në 7 qershor 2010.
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, për këtë vit, ky takim trajton temën "Siguria globale, sfidat në rritje".
Takimi organizohet nga Qendra për Studime Strategjike dhe mbështetet nga Ministria gjermane e Mbrojtjes, nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, universiteti i Tennesse, si dhe nga kompani të mëdha si, Microsoft, CISCO, Lockheed Martin, etj.
Kryeministri Berisha do të jetë sot referuesi kryesor i panelit të darkës, i cili do të trajtojë çështjet më të rëndësishme të sigurisë, ekonomisë dhe bashkëpunimit rajonal./m.m//a.ke/